SHPËRNDAJE

Opozita preshevare tani ka një përvojë të njejtë, ata ngrisin kauza imagjinare vetëm për të frustruar situatën maksimalisht ka thënë kështu në intervistën për preshevacom, Sami Salihu. Sipas Salihut këshilltarët përderisa diskutojnë për rendin e ditës partitë opozitare dalin nga salla. Përkundër asaj që kishim raportet e institucioneve publike për seancën e parë të kuvendit opozita sërish tregon pakorrektësi. Salihu ka potencuar se edhe shpifjet për tendenca të pengimit të mediave për të përcjellur punën e kuvendit janë të pabaza sepse Kuvendi komunal është i hapur për të gjitha mediat ka thënë ndër të tjera, Sami Salihu./presheva.com/