SHPËRNDAJE

Jemi vetem disa ore larg syfyrit të parë të këtij muaji të shejtë të Ramazanit, e pa dyshim si çdo vit edhe kësaj rradhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë gjatë oreve në vazhdim është duke e relizuar projektin “Shporta e Ramazanit” e cila po i u shpërndahet 100 familjeve në nëvoj këtu në Luginë të Preshevës. Projekti do ti ketë 3 faza e tij të shpërndarjes gjatë tërë muajit të Ramazanit, në fillim ,diku në mes dhe në fund të muajit. Shporta do ti përmbaje elementet bazë të ushqimit me disa produkte sanitare. Projekti iu është dedikuar familjeve të besimtarëve këtu në Luginë të Preshevës të cilat kanë të vështire jetën në aspektin socio-ekonomik. Ky projekt u mundësua falë mbështetjes së plotë që na e dha organizata gjermane Muslime Helfen. Projekti do të trokasë në 100 dyertë e familjeve shqiptare në dy komunat Preshevë dhe Bujanoc me shpresën që bashkarishtë si shoqëri ta kalojmë këtë muaj në devocion dhe harmoni. Vlera totale e projektit është 10.000 euro. Shprehim mirënjohje të veçant për organizatën Muslime Helfen që edhe kësaj radhe tregoi solidaritet me popullin e Luginës.

Me këtë rast Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ia uron gjithë besimtarëve musliman muajin e shejte të Ramazanit, agjërim të mbarë duke shpresuar që ky muaj të jetë me plot bereqet dhe që përfundimi i tij të jetë me Faljen nga Zoti i Madhërishëm për gjithë agjëruesit.