SHPËRNDAJE

Fëmijët tejet inteligjentë në klasat e ulëta të shkollës fillore, kanë tendencë të arrijnë rezultate të shkëlqyeshme pa përkushtim të plotë ndaj mësimit. Ata nuk i kanë të zhvilluara shprehitë e punës dhe për këtë arsye, në shkollë të mesme ose fakultet, përjetojnë “fiasko”.

Përderisa materiali shkollor nuk është gjithëpërfshirës, fëmijët vetëm me anë të dëgjuarit në klasë, mund të marrin vlerësime të shkëlqyera. Prindërit nuk brengosen dhe nuk mendojnë se çka do të ndodhë më vonë, pasi në klasat e larta është e nevojshme për të mësuar edhe në shtëpi, kurse për ata që nuk zhvillojnë shprehitë e punës, kjo paraqet një problem të madh.Në këtë rast, mund të vijë deri te humbja e vetërespektit, besimit në vetvete dhe aftësive personale, si dhe ndoshta edhe kalimi në depresion.Prandaj është e domosdoshme që për etikën e punës të këmbëngulet që në ditën e parë të shkollës, pasi në të kundërtën është vështirë të arrihet suksesi.

 

Ajo që fillohet duhet përfunduar

Pasi që fëmija të fillojë të luaj, të vizatoj, apo të merret me ndonjë aktivitet tjetër, mos e ndërprisni. Fëmijët, prindërit e të cilëve i ndërpresin vazhdimisht (për drekë, shkuarja për të fjetur, etj.) dhe që janë të detyruar në atë mënyrë që të njëjtin aktivitet shpesh ta ndërpresin dhe të fillojnë përsëri, shumë shpejt fillojnë të mërziten dhe e humbasin mundësinë për të zhvilluar përqendrimin.Më mirë të prisni deri në fund të lojës, me përkujtimin e detyrueshëm që, për shembull, dreka do të jetë gati për gjysmë ore.

 

Pavarësimi

Lejoni fëmijës më shumë pavarësi në punën e tij. Përmbahuni nga detyrat e shtëpisë për shkak se ato janë përgjegjësi e fëmijës, e jo tuajat.Ju mund t’i ofroni mbështetje, por jo të përfshiheni direkt në zhvillimin e detyrës, vetëm nëse fëmija kërkon ndihmë për diçka që nuk e kupton.Shpjegoni vogëlushit se, kur ai tashmë ka filluar për të punuar detyrat e shtëpisë, aktivitete të tjera duhet të presin.

 

Plani i punës

Bëni një listë të përgjegjësive dhe aktiviteteve për çdo ditë, ose një plan të detajuar të punës. Specifikoni kohën për mësimin, detyrat e shtëpisë, por edhe për atë që fëmija ndien kënaqësi (loja, trajnimi, shikimi i filmave vizatimorë, etj).Orari i duhur do të ndikojë në masë të madhe që fëmija me vetëdëshirë të fillojë të mësojë dhe të kryejë obligimet shkollore me kohë, sepse është i motivuar nga ajo që vijon pas kësaj.