SHPËRNDAJE

Në komunën e Preshevës kemi filuar nga pika zerro për transparencën e parasë publike sepse pushtetet e kaluara nuk kanë praktikuar transparencë adekuate për opinionin publik, ka thënë kështu në deklaratën për media, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ka premtuar se në periudhën sa më të shkurtër qytetarët e komunës sonë do të kenë rastin të përcjellin online pagesat që do të bëhen nga institucionet publike sistem ky evropian. Sa i përket trasparencës së punës dhe shpenzimeve të paras publike pushteti lokal i Preshevës cdo aktivitet e ka të publikuar në faqen e sajë zyrtare.

Në komunën e Bujanocit janë pjekur kushtet që të ndryshojë qeverisja lokale sepse e ka dëshmuar elita e vjetër politike në Bujanoc e Preshevë që nuk dinë të menaxhojnë komunën siç duhet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve thotë kryetari Arifi. Ndryshimi duhet të ndodhë edhe në Bujanoc siç ndodhi me Preshevën në vitin 2016.

Përpos mostransparencës së parasë publike dhe realizimit të projekteve në komunën e Bujanocit shqetësuese është edhe politik bërja tendencioze, thotë për portalin preshevacom kryetari Shqiprim Arifi.

Kjo komunë bashkëqeveriset nga ata që vazhdojnë edhe më tutje ta lavdërojnë Millosheviqin e të derdhin lot krokodili për atë sistem.

Dallimi i pushteteve lokale Preshevë- Bujanoc është se pushteti i Preshevës punon për shqiptarët thotë në deklaratën për media Shqiprim Arifi./presheva.com/