SHPËRNDAJE

Në aspektin menaxherial dhe planifikimin e mjeteve buxhetore me drejtues të shkollave të komunës së Preshevës ka ende hapësirë për tu punuar.

Me planifikimin e mjeteve vjetore që shfrytëzojnë nga buxheti komunal nuk jemi të kënaqur me drejtuesit institucional arsimorë, ka thënë i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ata shpesh herë din të sillen si diletant, me sjellje tendencioze apo edhe amatoreske kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e mjeteve materiale duke aluduar tek drejtues të shkollës fillore prof Ibrahim Kelmendi.

Ajo që është shqetësuese edhe tek shkollat e tjera mos planifikimi i mjeteve për procedurat administrative të pronave të tyre, sigurimit kundër zjarrit. Ndërsa sa i përket institucioneve publike në aspektin menaxherial siç janë Shtëpia e Shëndetit, Shtëpia e Kulturës, Qendra për punë sociale dhe Biblioteka jemi të kënaqur, thotë kryetari i komunës.

Ndërsa në aspektin e punës vetë puna flet për këto institucione. Ajo që na bënë krenarë është Shtëpia e Shëndetit ku vërejtjet para disa kohësh ishin të shumta ndërsa tani kushtet për pacinetë dhe mantelbardhët janë përmirësuar dukshëm ka deklaruar Shqiprim Arifi.

Ndërsa më e mira e kësaj është se në komunën tonë në institucionet publike po punësojmë shqiptarë./presheva.com/