SHPËRNDAJE

Në orët e mbrëmjes  të së premtes, në Tiranë është zhvilluar një takim midis, Ditmir Bushatit, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë dhe delegacionit nga Lugina, në përbërje: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa,kryetar i komunës së Preshevës, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional dhe Riza Halimi, deputet popullor.
Biseda, e cila isjhte mjaft e hapur,  në tërësi  i’u është kushtuar zgjedhjeve parlamentare të Republikës së Serbisë dhe reflektimit të tyre në Luginë të Preshevës.
Pasi u njoftua me qëndrimet e palëve rreth këtyre zgjedhjeve, diplomati shqiptar propozoi që të merret në konsideratë qëndrimi i shumicës së subjekteve politike shqiptare të Luginës.
Meqë Shqipëria zyrtare mbanë qëndrimin për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare, z.Bushati propozoi që të krijohet Lista e përbashkët zgjedhore, ndrësa bartës i saj të jetë një kandidat i propozuar nga 6 partitë politike, të cilat kanë krijuar bllokun e tyre, duke dal me qëndrim për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Kategorikisht kundër këtij propozimi të diplomatit shqiptar ishte Riza Halimi, kryetar i PVD-së, i cili tha se ky subjekt vetëm se ka nisur procedurat rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare dhe se kthim mbrapa nuk ka.
Duke e parë qëndrimin e prerë të z.Halimi, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit  dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, të cilët në takim prezantonin edhe subjektet tjera që morën pjesë në takimin e së shtunës, në Preshevë, u deklaruan se nuk mund të jenë tërë kohën peng i PVD-së dhe se nuk është  e udhës që vetëm ajo të jetë e para, kur kihet parasysh edhe fakti se ajo nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së trupit elektoral në Luginë të Preshevës.
Pasi që PVD, përmes Riza Halimit, nuk ndrroi qëndrimin e saj, kjo shtrëngoi edhe Nagip Arifin dh Ragmi Mustafën të mos ndrrojnë qëndrimin për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Kjo situatë, e krijuar në takim, e zhgënjeu ministrin Bushati i cili decidivisht u shpreh se Shqipëria nuk përkah qëndrime individuale të subjekteve politike të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamenmtare por vetëm ato të cilat janë unike.

Shërbimi për informim i kabineti i kryetarit të Bujanocit