SHPËRNDAJE

Autoritetet e Shkupit sot pritet t’i marrin nga autoritetet e Shqipërisë materialet e regjistruara nga kamera të sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori Publik Lubomir Joveski tha se deri më tani kanë arritur të mbledhin disa të dhëna, por ende po i presin incizimet nga kamerat e sigurisë të pikë-kalimeve kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Deri më tani për arratisjen e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë. Në pyetjen se a ekzistojnë indicie se ndonjë person zyrtar i ka ndihmuar Gruevskit, Joveski tha se procesi është në fazë parahetimore, dhe se nuk mund të flas për të. Derisa ta mbarojë hetimi, Prokuroria nuk de të jep detaje.