SHPËRNDAJE

Shqipëria, së bashku me Australinë janë dy vendet që kanë përdorimin më të lartë të kokainës në botë, sipas të dhënave të përditësuara në Raportin Vjetor të Drogave 2018, të publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara.

Shqipëria ka një përdorim të lartë edhe të qetësuesve dhe sedativëve, me prevalencë prej 8.5%, sipas të dhënave në raport, ndërsa mesatarja pjesës më të madhe të shteteve është nën 5%. Gjithsesi, rekordin në rajon e mban Kroacia, me 17.3%, ndërsa në botë kryeson Çekia me 19.5%.

Raporti Vjetor i Drogave 2018 e rendit Shqipërinë, si një ndër vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit.