SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim dje ka vazhduar shpalosjen e programit parazgjedhorë edhe në bashkësinë lokale Leran ku mori opinionet e banorëve lidhur me brengat që ata i preokupojnë. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi kërkesë imediate për banorët e kësaj bashkësie lokale ishte rregullimi i një pjese të rrugës gjë për të cilën pushteti lokal ka participuar në zgjidhjen e këtijë problemi.

Kryetari Arifi ka potencuar se tani kjo çështje është futur në planin buxhetor dhe që janë në fazën e kontraktimit ku edhe së shpejti do të fillojnë punimet.

Sipas z.Arifi prioritet për këtë vendbanim do të jetë edhe projekti i rikonstruimit të shkollës fillore në Leran. Ndërsa në fshatin Golemidoll sipas të parit të Preshevës është bërë ndërhyrja në rrugën që të shpie në drejtim të varrezave dhe kështu në përgjithësi fshati Leran dhe Golemidoll kërkesat i kanë të realizuara e që është një lajm i mirë për ta.

Nga terreni është premtuar se fshatrat në fjalë do të ketë edhe shumë projekte të tjera në të mirë të tyre. Punimet rreth rrugës për bashkësinë lokale Leran do të fillojnë së shpejti, kurse renovimi i shkollës do të bëhet vitin e ardhshëm. Shqiprim Arifi, krytetarë i komunës ës Preshevës gjatë vizitës në leran ka deklaruar se Ai që nuk ka ditur të menaxhojë projektet elementare nëpër bashkësi lokale nuk ka të drejtë të flas për Bashkim Kombëtarë./presheva.com/