SHPËRNDAJE

Me shënimin e ditës së javës së fëmijëve kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi vizitoi sot fëmijët e Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë. Fëmijët e këti Enti i uruan mirëseardhje kryetarit Arifi dhe u ndan të gëzuar nga vizita e të parit të Preshevës. Ata zhvilluan një bisedë interaktive të shkurtër me kryetarin ku i pyeste se çfarë u mungonte atyre.Shqiprim Arifi kishte sjellë edhe disa dhurata për fëmijët.

Krytari i Komunës së Preshevës para mediave ka deklaruar se për fëmijët është e rëndësishme ambienti ku ata jetojnë dhe edukohen. Arsyeja e kësaj vizite është që fëmijëve t’ua japim ndjenjën që ata nuk janë vetëm një qenie të cilët nuk e meritojnë vetëm ti bëjnë dikujt rrespekt por edhe ne ti bëjmë rrespekt atyre.

Z.Arifi është shprehur se politika nuk na intereson neve në çerdhe dhe shkolla por më shumë na intereson edukimi dhe arsimimi në institucionet edukativo- arsimore. I pari i komunës ka premtuar se vitin e ardhshëm buxhetin komunal do ta përqëndrojmë më shumë në sferën e arsimit dhe edukimit si dhe në shërbimet e tjera shoqërore se sa në asfaltë e beton.

Drejtoresha e Entit parashkollorë 8 Marsi, Sinavere Shaqiri ka deklaruar se kjo ishte një vizitë zyrtare  dhe ishte e paraparë me plan- program sidomos tek fëmijët e Entit parashkollorë ku edhe sot shënohet java e fëmijëve. Zonja Shaqiri ka thënë se drejtuesit e  pushtetit lokal kanë premtuar realizimin e projekteve që do të jenë të rëndësishme në të ardhmen  dhe shpresojnë në avancim më të mirë për mjetet didaktike dhe punuese në këtë institucion.

Fëmijët janë pasuria dhe ardhmëria jonë ku ata duhet të kenë një vend të bukur ku jetojnë dhe edukohen./presheva.com/