SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit komunal sot kanë aprovuar vendimin për sistemazimin e ri për punëtorë në Shtëpinë e Kulturës duke shtuar një skenograf për shkak nevojave të parashtruara.Në këtë mbledhje u aprovua edhe dhënia e pëlqimit për linjat lokale të transportit urban në Preshevë.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi në konferencën për media ka ftuar sot edhe kompanitë private vendore të marin pjesë në konkursin publik që do të shpallet këto ditë.

Arifi ka premtuar se do të ketë transport urban më kualitativ për qyetarët tanë. Vlen të përmendet se transporti urban në Preshevë vite të tëra ka qenë në kolaps total ka thënë Arifi.

Pas përfudimit të aspektit procedural për linjat urbane do të punohet edhe në ndërtimin e parkingut të qytetit gjatë kësaj periudhe kohore në mënyrë që të lirohen parkingjet për këmbësorë në qytetin tonë thotë i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/