SHPËRNDAJE

Me që jemi në prag të përmbylljes së këti viti kalendarik sot në sallën e Kuvendit Komunal kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me kryeshefin e Administratës Komuale kanë mbajtur një takim me punonjësit e këti institucioni.

Para të pranishmëve fjalën e mori kryeshefi i Administratës, Agim Ymeri i cili tha se viti 2018 ishte me përplot angazhime dhe se ka qenë një vit i sukseshëm nga se numri i punëtorëve në këtë vit është rritur për 6 punëtor më shumë ku përpos këtyre kemi edhe 5 punëtor praktikant. Kryeshefi Ymeri është ndarë i kënaqur me angazhimin, punën dhe disciplinën që kanë treguar punëtorët e Administratës Komunale gjatë këti viti.

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka falënderuar puntorët për angazhimin të cilin e ka bërë secili për punën e tij. Arifi ka theksuar se jemi duke u munduar të krijojmë Administratë Komunale më efikase. Për vitin e ardhshëm ai ka rikujtuar se janë paraparë edhe disa ndërhyrje në Administratën Komunale duke u krijuar punëtorëve kushte më të mir për punë. Poashtu arifi theks të posaqëm ka pasur edhe për krijimin e mundësive më të mira në funksionalizimin e shërbimeve që janë të nevojshme. I pari i komunës u ka uruar të gjithë punonjësve Vitin e Ri 2019 me qëllim që viti i ardhshëm të jetë një vit i mbarë dhe ti gjejë pranë familjarëve.

Në fund për të gjithë fëmijët e punonjësve u shpërndan disa dhurata.