SHPËRNDAJE

Shkolla e Mesme Teknike Presheva në Preshevë nga viti i ri shkollorë 2019-2020 do të ketë edhe drejtimin e këpuctarisë.

Hapja e këtijë drejtimi bëhet me kërkesë të tregut dhe nevojës që tani ka kompania Solid me qëllim të ngritjes profesionale të stafit punonjës sepse vetëm me profesionista mund të ecim përpara ka thënë kështu për portalin preshevacom drejtori i kompanisë Solid, Shefqet Kuçi.

Ai beson tek institucionet e pushtetit lokal dhe drejtuesit e kësaj shkolle se së shpejti do të arrihet një marrëveshje adekuate për hapjen e paraleles së këpuctarisë. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë deklaratës për portalin preshevacom ka konfirmuar sot se këshilli komunal ka aprovuar kërkesën për hapjen e paraleleles së këpuctarisë në Shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë.

Arifi ka thënë se në këtë mënyrë duke arsimuar dhe edukuar brezat e rinjë do të bëjmë resurse profesionale për bizneset që do të zhvillohen në komunën e Preshevës. Vetëm me krijimin e vendeve të reja të punës do tu sigurojmë të rinjëve tanë perspektivë më mirë ka thënë kështu gjatë vizitës që kishte sot në fabrikën Solid kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/