SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një shkrimi në rrjetin social fb ka përkujtuar shtatë vjetorin e heqjes me dhunë të lapidarit të UÇPMB-së para ndërtesës komunale.

Në shkrimin e tijë thuhet.

Para 7 vitesh forcat serbe larguan me dhunë Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë. Në mëngjesin e hershëm të kësaj date Xhandarmëria serbe me një spektakël gjoja sikur të ishte gjendje lufte me një numër të madh forcash morën Lapidarin për të mos ta kthyer më.

Emrat e Dëshmorëve tanë ishin të shënuar në Lapidar, sot nuk janë më aty, por emrat e tyre u shënuan me shkronja të arta në mendjet dhe në zemrat tona. Ata dhanë më të shtrenjtën jetë për ne.

Lufta dhe sakrifica e tyre për liri na japin motiv për të vepruar në këto treva. Lavdi dëshmorëve tanë përfundon shkrimin në fb me këto fjalë kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/