SHPËRNDAJE

Hapja e kufirit Miratoc-Llojan ishte temë diskutimi ne mes palëve kryetarë i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe drejtuesve institucional të Maqedonisë së Veriu.

Hapja e kufirit është nevojë imediate për qyetarët e Preshevës andaj është kërkuar nga institucionet e Maqedonisë së Veriut edhe ndërhyrja teknike në këtë pjesë për krijimin e kushteve lidhur me hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan, ka thënë kështu për portalin preshevacom pas takimeve që kishte në Shkup kryetari Arifi.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut Shqiprim Arifi ka takuar deputetin Muhamer Zejirin, njëherit zv kryetar i LSDM-së, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe zëvendës kryeministrin e parë,Bujar Osmanin.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi gjendjen aktuale të përgjithshme në Republikën së Maqedonisë së Veriut dhe proceset që kaluan vitet e fundit.

Takimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdohen ditëve në vijim edhe me udhëheqës të tjerë të institucioneve të rëndësishme që kontribojnë në hapjen e kufirit thuhet kështu në njoftimin për media nga kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/