SHPËRNDAJE
Bastisja e familjes së dëshmorit të UÇPMB-së pak ditë më parë ka ngjallur shqetësime tek drejtuesit institucional të Preshevës.
Ata dënojnë veprimet e tilla që merren me urdhër të ministrisë së punëve të brendshme sepse në kohën kur flasim për marrëveshje paqësore veprimet e tilla janë të pakuptimta. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një deklaratë publike ka potencuar se veprimet e tilla e dëmtojnë klimën politike që janë në prag të bisedimeve Prishtinë- Beograd.
Arifi ka thënë se për bastisjen e familjes së dëshmorit të UÇPMB-së ka bërë edhe reagim zyrtarë drejtuar ambasadave ndërkombëtare. Organizatat Ndërkombëtare që veprojnë në Serbi janë mbështetje kryesore për shqiptarët në këtë rajon. Ata me gadishmërinë e tyre po mbështesin realizimin e projekteve kapitale në komunën e Preshevës, ka thënë kështu për mediat kosovare kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.
Arifi në studion e lajmi.net ka konfirmuar se me presionet e korit diplomatik të akredituar në Beograd karshi institucioneve shtetërore është arritur të kthehet Gjykata në Preshevë e cila është terhjekur nga viti 2009. Gjatë kësaj kohe vlen të përmendet se në aspektin teknik si procese kanë evoluar në komunën e Preshevës sa i përket investimeve në vend ndërsa në aspektin politik nuk jemi të kënaqur sepse duhet bërë më shumë për të mirën e vendit, ka thënë kështu, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Kryetari Arifi ka folur për proceset të cilat kanë dëmtuar imazhin e Preshevës në periudha të caktuara. Heqja e lapidarit ishte turpi i Luginës, dëmtoi imazhin e Preshevës ku sipas tijë përgjegjësinë do ta bartë ish kryetari i komunës. Pas një kohe i njejti person kishte dhuruar mirënjohje për Vuçiqin që kishte dhënë urdhër heqjen e lapidarit. Ndërsa në pyetjen e parashtruar se çfarë do të bëjë në momentin e parë kryetari i komunës së Preshevës në rast të bashkangjitjes me Kosovë ai iu përgjigj me fjalën se do ta puthë tokën e Kosovës./presheva.com/