SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka pritur sot në vizitë delegacionin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin – Kryetare e Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme (ish ministre e mbrojtjes).

Delegacioni është njoftuar me të gjitha problemet qe po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe u dakorduan që Fondi Kombëtar i Solidaritet të themelohet sa më shpejt për realizimin e projekteve që do të aplikoj Komuna e Preshevës në këtë fond.

Gjatë ditës së sotme kanë vizituar Shkollat Fillore: Prof Ibrahim Kelmendi, Abdulla Krashnica dhe ambientet e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit dhe Maternitetit.

Në emër të Komunës së Preshevës i është akorduar edhe titulli AMBASADORE E PRESHEVËS për:

-Angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqipëtarve të Luginës së Preshevës.
-Bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqipëtarve në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
-Avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri