SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorë kanë takuar dje kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin njëherit anëtarë i ekipit negociatorë në bisedimet Prishtinë- Beograd.

Ahmeti kryetarin Arifi e ka njoftuar për takimin që kishin pak kohë më parë me palën serbe në Bruksel si ekip negociues dhe për qëndrimet që ata kanë karshi shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Shqiprim Arifi ka shprehur qëndrimin e tijë të palëkundur se Lugina duhet ti bashkangjitet Kosovës vetëm si tërësi territoriale pa shkëputje të vendbanimeve./presheva.com/