SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së liderit të LPD-së Jonuz Musliu ka shkruar:

“T’ja kushtosh jetën çështjes kombëtare, të vuash burgje, të jesh pjesë e kryengritjes ushtarake në Kosovë, të jesh ideatori i rezistencës së armatosur ndaj padrejtësive dhe diskriminit në Luginë të Preshevës, të jesh bartës i proceseve politike dhe diplomatike për sigurimin e barazisë dhe lirisë për popullim tënd, janë virtyte që rrall kush i ka. Të gjitha këto virtyte i pat i ndjeri Junuz Musliu!

Në njëvjetorin e vdekjes së tij e kujtojmë jetën dhe veprën e tij me respekt të madh, i lehtë i qoftë dheu!”