SHPËRNDAJE

Aksionet e RTV Presheva janë ndarë vetëm për një punëtore që është anëtare e kryesisë së PVD-së. Këto aksione janë dedikuar për personin në fjalë me vendim të Gjyqit dhe ministrisë së ekonomisë, ka thënë kështu për mediat kosovare, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka potencuar se asnjë kryetarë komune nuk ka kompetencë të mbyll televizione. Kjo gjë është e qartë për punëtorët e RTV Presheva, ata e dinë shumë mirë se problemi kryesorë i tyre qëndron tek personi që ka fituar aksionet dhe nuk ka treguar gadishmëri për dy vite radhazi që janë në procedurë gjyqësore ti ndajë me kolegët e tyre përkundër asaj se në atë shtëpi mediale ka punëtorë me përvojë pune më të gjatë se bartësja e aksioneve. Arifi ka rikujtuar edhe neglizhencës e stafit drejtues të RTV Presheva të cilët nuk kanë shprehur gadishmërinë e tyre gjatë tërë vitit 2018 për të konkuruar në konkursin për ndarjen e mjeteve vjetore si shtëpi informative private./presheva.com/