SHPËRNDAJE

Për një vit e gjysëm janë bërë punë të mira infrastrukturore në përmirësimin e jetesës në bashkësinë lokale Miratoc, tha kështu para mediave kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Gjatë vizitës së këtijë fshati ai ka konfirmuar se janë revitalizuar 12 rrugë e rrugica vitale për vendin për qarkullim më të lehtë të banorëve vendës. Në këtë vendbanim janë larguar edhe dy pikat kryesore të deponive të mbeturinave ilegale duke i pastruar tërësisht këto lokacione. Vlen të përmendet se kryetari  Arifi ka potencuar se tani e tutje edhe 400 shtëpi të Miratocës janë futur në sistemin e pastrimit në kuadër të NP Moravica. Ndërsa për vitin e ardhshëm për pushtetin lokal në Preshevë prioritet për banorët e Miratocës do të jetë rifuksionalizimi i objektit të ambulancës së fshatit e cila gati 30 vite është jashtë funksionimit duke u neglizhuar nga pushtetet e kaluara.

I pari i Preshevës ka rikujtuar edhe njëherë brengën imediate të banorëve të fshatit Miratoc lidhur me pikën kufitare duke premtuar se së shpejti do të behet edhe hapja e këtijë pikëkalimi.

Pas marrjes së pushtetit lokal në Preshevë. kryetari Arifi ka potencuar se  janë trashëguar një sërë problemesh në kuadër të realizimit të projekteve në sferën e infrastrukturës duke mos realizuar projektet që janë me rëndësi apo edhe ato pak të realizuar janë bërë me shumë probleme teknike ose fare nuk janë funskionale. Sipas drejtuesve të pushtetit lokal asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve të mbetura janë prioritare për Miratocën./presheva.com/