SHPËRNDAJE

Në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal në Preshevë të mbajtur nga këshillarët e kuvendit janë miratuar 11 pika që ishin të parapara në rend të ditës. Këto pika u miratuan nga këshilltarët e Apn-së si dhe nga këshillarët e LR në munges të opozitës që nuk ishin prezent në këtë seanc. Pika ma e rëndësishme ishte ajo e buxhetit për vitin 2020 ku u prezantua nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Sipas kryetarit Arifi planifikimi i buxhetit për vitin 2020 do te jetë për të gjitha institucionet e Komunës së Preshevës si: Moravica, Shtëpia e Shëndetit, Shtëpia e Kulturës, Qendra sportive, shkollat si dhe të tjera. Për Zhvillimi Ekonomik sipas Arifit për vitin 2020 janë të parapara 42 milion dinarë, në Shëndetsi 19.9 milion, Kultur, Rini dhe Sport 112 milion, Adminstrata Komunale 180 milion, në Arsim 190 milion, Mbrojta Sociale 35 milion, në Mbrojtjen e Ambientit 100 milion dinarë.

Investimet kapitale sipas kryetarit janë investimet të cilat përmbajnë mjetete vetanake, mjetetet e Trupit Koordinues, dhe mjtetet të cilat vin nga donacionet, si dhe mjetetet të cilat vinë përmes zyrës publike nga Bashkimi Evropian.

Projektet kryesore kapitale të cilat do të financohen nga Bashkimi Evropian për vitin 2020 do te jetë gypi kryesor i ujësjellsit nga bunarët e fshatit Zhunic deri tek bunarët e kronit te keq, ndërtimi i ngrohtores së qytetit, vendosja e sistemit për moniotirimin e ujit të pishëm në rrjetin e ujësjellsit të qytetit, renovimi i pompave tek bunaret e fshatit Zhunic, shkolla fillore ” Ibrahim Kelmendi” , ku në oborrin e kësaj shkolle do të ndërtohet një çerdhe e re, si dhe do të investohet tek qendra ditore. Në shkollën fillore “Selami Hallaqi” do të bëhet renovimi komplet i këti objekti, shkolla fillore “Diturija” në bashkësin lokale Corrotic e cila do të jetë prioriet për vitin 2020.

Në mesin e këtyre shkollave do të bëhet edhe renovimi i shkollës së mesme teknike në Preshevë. Më e rëndësishmja sipas të parit të Preshevës do të jetë Shtëpia e Shëndetit ku do të bëhet renovimi komplet i objektit./presheva.com/