SHPËRNDAJE

Ditë më parë disa nxënësi të cilët para disa ditëve kishin udhëtuar për në Melk të Austrisë për të marrë pjesë në një Olimpiadë Ndërkombëtare,ata ishin kthyer në Preshevë, me shumë çmime në dorë të cilët ata i kishin arritur me shumë sukses në këto gara. Secili prej këtyre nxënësve atë ditë kishte kupa në dorë dhe medalje të ndryshme duke dëshmuar se pjesëmarrja në olimpiadë kishte qenë një sukses i parë i arritur nga nxënësit e shkollës sonë fillore ”Prof. Ibrahim Kelmedi” në Preshevë.

Një rini e cila është aktive në sport, e din vlerën e punës së palodhshme, përkushtimit dhe vendosmërisë në arritjen e suksesit. Gjithashtu mësojmë më shumë për vetveten dhe shoqërinë rreth nesh. Na ndihmon ta zhvillojmë karakterin tonë, parimet dhe vlerat herët në jetë. ”Sot u ndjeva një qytetar shumë krenar kur qëndrova në praninë e këtyre të rinjve që kanë këto vlera, përkushtimin ndaj punës i cili sjell sukses, sukses që i bën këta të rinj ambasadorin më të mirë të komunës së Preshevës jasht vendit. Si pushtet lokal, gjithmonë do ta kenë përkrahjen tonë institucionale në arritjen e majave më të larta të suksesit, sikur ai në Melk të Austrisë . Para dy viteve, ne si pushtet lokal e futem notin si pjesë të lëndës së edukatës fizike, dhe fruti i suksesit të kësaj iniciative janë pikërisht këta të rinj që në Olimpiadën e Melkit të Austrisë morën medalje të shumta të arta mu në këtë sport, si dhe në sportet tjera”-ka shkruar kryetari Arifi në facebook.

Ju lumtë për suksesin e treguar.

Të gjithë jemi krenar me ju