SHPËRNDAJE

Ambasadori i Suedisë i akredituar në Beograd është i interesuar që të ndihmojë komunën e Preshevës. Kjo ambasadë do të financojë projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit jetësorë. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në deklaratën për media ka potencuar se në takimin me ambasadorin suedez kanë shtjelluar tema që kanë të bëjnë me problemet politike dhe teknike.

Fokus i diskutimeve të sotme në mes të drejtuesve të pushtetit lokal Preshevë dhe stafit diplomatik suedez ishte edhe kërkesa e të parit të komunës për pjesmarrje në ekipin negociatorë të bisedimeve Prishtinë- Beograd. Kryetari Arifi edhe njëherë ka rikujtuar diplomacinë suedeze se kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë rrespektimi i reciprocitetit me serbët që jetojnë në Kosovë.

Vlen të përmendet se edhe ambasada e Suedisë është në qëndrim të njejtë me ate gjermane kundër ndryshimit të kufijëve. Kryetari i komunës së Pershevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga ambasadori i Suedisë që ditëve në vijim të mos jetë vetëm tabu temë çështja e shqiptarëve të Luginës por të shtjellohen seriozisht problemet me të cilat ata përballen çdo ditë./presheva.com/