SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka vazhduar vizitat në terren me bashkëpunëtorët e tijë edhe në bashkësinë lokale Bushtran.

Arifi në deklaratën për media ka konfirmuar se Bushtrani ka qenë ndër vendbanimet më të diskriminuara nga pushteti i mëparshëm që drejtohej nga Partia Demokratike Shqiptare sepse në këto lokacione nuk është realizuar asnjë projet serioz në favor të qytetarëve të Bushtranit.

Pushteti i mëhershëm ka bërë vetëm një kanalizim gjysmakë dhe jo funksional. Ndërsa sipas Arifit pushteti lokal i Preshevës tani ka bërë rregullimin e rrugës e cila ndërlidh varrezat e fshatit dhe është bërë edhe rregullimi i një parku në këtë lokacion. Ditëve në vijim APN do të vazhdoj me shpalosjen e programit edhe nëpër bashkësitë lokale dhe njësit e tjera të komunës së Preshevës./presheva.com/