SHPËRNDAJE

PVD me dhunë fizike dëshiron të merr pushtetin.

Denojmë ashpër dhunën e ushtruar dje nga aktivist të PVD-së kundrejt drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

PVD po jep modelin më të keq si strukturë partiake e cila me dhunë fizike dëshiron të merr pushtetin ka thënë për portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. PVD po inskenon incidente të njëpasnjëshme duke kërcënuar edhe drejtorë të tjerë të institucioneve publike.

Arifi ka thënë se indikatorë i qartë i kësaj situate të inskenuar dhe të planifikuar nga struktura e PVD-së dëshmon ardhja e mënjehershme në vendgjarje e kryetares së degës së PVD-së, në Preshevë, Ardita Sinani. Për këto veprime tani e tutje duhet të mbajnë përgjegjësi kryetari i partisë, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani.

Kërcënime drejtuar pushtetarëve vinë edhe nga PDSH të cilët kanë bërë ftesë publike për të sqaruar hesapet fizikisht.

PVD dhe PDSH bëjnë organizime partiake për të frikësuar të rinjtë dhe të rejat që po udhëheqin pushtetin lokal. Kërcënime e tyre kanë vazhduar edhe tek këshilltarët e kuvendit, punëtorë të administratës komunale, zyrës për të rinjë dhe mediave. Këshilltarët komunal ofendohen nga opozita në mënyrën më të paskrupullt duke i quajtur herë pas here fëmijë, të pa edukuar, të paditur, të panjohur etj ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Ai ka potencuar se partitë e vjetra tani janë defaktorizuar politikisht dhe kanë marrë faturën e ndëshkimit nga qytetarët dy herë radhazi në zgjedhjet vendor./presheva.com/