SHPËRNDAJE

Punimet rreth rampës automatike në fshatin Raincë kanë përfunduar me suksesë. Banorët e fshatit Raincë por edhe të vendbanimeve të tjera të komunës sonë gjatë tërë kohës iu kanë ekspozuar rrezikut për jetë me rastin e kalimit mbi hekurudhë.

Zëvendës kryetari i BL-Raincë, Islam Abdulli është shprehur mjaftë i kënaqur me realizimin e këti projekti ngase më herët banorët e kësaj bashkësie lokale kanë vuajtur për këtë rampë. Z.Abdulli shpreson se kjo rampë do të ndaloj edhe fatkeqësitë që kanë qenë evidente më herët. Sipas tijë më herët janë bërë shumë kërkesa nga fshati Raincë po përgjigja çdo herë ishte negative. Pikërisht për këtë arsye andaj ai është falënderues ndaj pushtetit të tanishëm.

Edhe një banorë nga Rainca është shprehur mjaftë falënderues ndaj Kryetarit të Komunës, Shqiprim Arifi me punën që ka bërë nga se më herët kjo rampë ka marrë edhe jetë njerëzish.

Me përfundimin e këti projekti për të vëzhguar punimet rreth hyrjes në funksion të kësaj rampe në teren kishte dal edhe Kryetari i Komunës së Preshevës,Shqiprim Arifi i cili para mediave ka prononcuar se me realizimin e projektit në fjaalë ndihet mjaftë i kënaqur,edhe pse ka pasur pengesa shumicën e rasteve nga vandalët mirëpo punimet kanë vazhduar prapë.Ky aktivitet sipas kryetarit ka filluar gati dy vite më parë dhe duke bërë kërkesa dhe takime drejtuar insitutcioneve të nivelit qëndror është realizuar.

Vlera e rampës automatike kap shumën afër 200 mi euro,këtë investim e ka bërë Stacioni Hekurudhorë.Kryetari Arifi është shprehur se kërkesat kanë qenë të shumta nga kjo bashkësi lokale,nga se pushteti i më hershëm nuk ka bërë asgjë rreth kësaj pune.Alternativa për Nryshim do të vazhdojë me punë edhe rreth shumë projekteve në vijim-ka thënë z.Arifi.

Rampa e re automatike me sinjal automatikë dhe vendosja e gjysmë barrierave automatike,sinjalizimi elektrik që përbën edhe vendosjen e semaforëve paralajmëron mbylljen e këtyre gjysmë barrierave.Dukshmëria e vogël  nga vozitësit e automjeteve të ndryshme ka bërë që shumë herë të ketë aksidente, ku fatkeqësisht disa kanë qenë edhe me fatalitet./Presheva.com/