SHPËRNDAJE

Kompania ”SABA BELÇA” në Preshevë ditë më parë ka lëshuar një reagim ndaj të parit të komunës, Shqiprim Arifit. Përmes këti reagimi kanë shkruar se pas shpifjeve të përsëritura shumë herë nga kryetari i komunës, ne kompania ”SABA BELÇA” si një kompani më e madhe e shohim të udhës që për hir të transparencës dhe informimit të qytetarëve të Preshevës të reagojmë për të demantuar shpifjet e kryetarit të Preshevës i cili përmes konferencave për media po vazhdon të plasoj të pa vërteta për realizimin e projekteve ku ”SABA BELÇA” është punëkryes. Vlenë të theksohet se edhe pse punimet në rikonstruimin e rrugës Karposh kanë përfunduar moti kohë, Komuna e Preshevës dhe kryetari Arifi nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë obligimet ligjore dhe pagesat për punën e kryer në këtë projekt sot e asaj dite kështu shkruan në reagimin e lëshuar nga kompania në fjalë.

Mirëpo sipas kryetarit Arifi në konferencën e dhënë për media kjo gjë është vetëm një shpifje ndaj ti dhe pushtetit lokal.

Në këtë reagim sipas z.Arifi është thënë se kinse kryetari i Preshevës ka reaguar negativisht në zhvillimin e ri për hapjen e një fabrike ”WEST LIME”, por kjo nuk është aspak e vërtetë.S ipas Shqiprim Arifit rruga e Karposhit ende nuk është e kompletuar , por ky reagim është një reagim në interes politik, nuk është reagim i kompanisë ”SABA BELÇA” por reagim politikë ose shpifje e Partisë Demokratike Shqiptare. I pari i komunës ka deklaruar se të pa vërtetat të cilat kompania në fjalë i ka thënë edhe rreth pagesave shumë shpejtë do ti shpalosim me fakte./presheva.com/