SHPËRNDAJE

Pasditën e sotëme Kryetari Arifi e ka  vazhduar edhe  në fshatin Rahovicë,ku është takuar edhe me  banorët e këtij fshati dhe ka shikuar për  së afërmi punimet që janë duke u realizuar në këtë fshat. Rruga që të shpie nga fshati Rahovicë si rrugë Alternative për në fshatin Bukurocë është projekti fundit që po realizohet, gjithashtu i pari i komunës ka  pranuar shumë kërkesa nga banorët që bashkëbiseduan gjatë tërë kohës.


Gjithashtu kryetari i tanishëm ka  njoftuar banorët se shkollën fillore vitin tjetër do ta renovojnë në tërësi, pasi fëmijët tonë meritojnë kushte më të mira.

ALTERNATIVË tjetër nuk ka, dhe përkrahja e këtyre banorëve do të jetë në çdo sfidë që kanë, andaj edhe në garën për zgjedhjet e KNSH-së Arifi mori përkrahjen maksimale nga banorët e fshatit Rahovicë.