SHPËRNDAJE

Vizita e kryetarit të komunës së Preshevës me rastin e javës së fëmijëve kishte vazhduar edhe në paralelen e ndarë të Entit parashkollorë 8 Marsi. Kryetari Arifi për këtë paralele të ndarë ka premtuar një objekt të ri në kuadër të renovimit të Shkollës Fillore ”Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ku do të bëhet edhe rrënimi i këti objekti dhe do të ndërtohet një objekt i ri me kushte më të volitshme.Sipas kryetarit, Shqiprim Arifi fokusi në zhvillimin e arsimit parashkollorë në Preshevë është duke ecur vite me rradhë por ajo çka është me rëndësi është infrastruktura e entit parashkollorë nga se gjendja siç shohim është katastrofale. Për shkak të turbulencave të cilat i kanë shkaktuar partitë politike nuk ka mundur të avancohet situata në Entin parashkollorë. Zhvillimi i arsimit parashkollorë  dalëngadalë do të përmirësohet ku sipas z.Arifi mësimdhënësit do të kenë mundësi të shkojnë në seminare të rregullta edhe jashtë vendit.

Projekt dizajni i objektit të paraleles së ndarë të instucionit në fjalë do të bëhet nga komuna e Preshevës ndërsa ky projekt  do të financohet nga zyra për investime publike në Serbi ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Drejtoresha e Entit parashkollorë, Sinavere Shaqiri është shprehur se në takimin e fundit që ka pasur me kryetarin Arifi ai ka premtuar për këtë paralele të ndarë një objekt të ri. Znj.Shaqiri ka thënë se edhe më herët kanë bërë kërkesë mirëpo me ardhjen në pushtet të Shqiprim Arifit me kërkesën që iu kanë drejtuar këti pushteti të tanishëm ai iu ka premtuar se do të fillojnë së shpejti me realizimin e një projekti të ri.

Fëmijët janë të gjithë të barabartë dhe duhet  të kenë kushte sa më të mira dhe të volitshme për vijimin si edukimin dhe arsimimin e tyre ka deklaruar për portalin presheva.com, Sinavere Shaqiri.