SHPËRNDAJE

Nënshkrimi i një marrëveshje të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në mes të partive shqiptare në Luginë ishte kërkesë e kahtmotshme nga faktori politik e që tani u kurorëzua pas shumë kompromiseve që janë bërë në mes vete ka thënë për media kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi.

Përmes kësaj liste do të barten problemet politike të shqiptarëve të Luginës në Beograd. Lugina e Preshevës është më e fortë kur Shqipërinë e kemi prezent.

Përmes sinkronizimit të politikave tona në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Luginë.

Arifi ka faleminderuar edhe kolegët e subjekteve politike të cilët bashkarisht firmosën listën e përbashkët si dhe drejtuesit qeveritarë të Republikës së Shqipërisë që inicuan këtë nismë të mbarë.

Më në fund ti tejkalojmë egot personale, interesat partiake sepse duke i shërbyer kombit po japim shembull më të mirë tek të rinjtë tanë meqë ata meritojnë të ardhme të unifikuar dhe të fortë ka thënë në konferencën për media kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi./presheva.com/

Deklarata e kryetarit Arifi, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së unifikimit të listës së përbashkët të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare: Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e bashkuar.🤝🤝

Gepostet von Presheva.com am Donnerstag, 16. Januar 2020