SHPËRNDAJE

Në zgjedhjet që do të mbahen më 3 mars në Mal të Zi, si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit. Këtë lajm e ka bërë të ditur në Facebook, ish-ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati, duke i ftuar qytetarët që ta votojnë këtë koalicion.

Postimi i plotë i Muratit

Të nderuar bashkatdhetarë malësorë, ju që gjendeni në mërgim, Kosovë e Shqipëri, kanë mbetur edhe tre ditë deri më datë 3 mars, kur mbahen zgjedhjet për komunën e Tuzit. Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare, duke themeluar Forumin Shqiptar (Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH) kanë krijuar koalicionin “Malësia na Bashkon”. Ju ftoj të gjithë ju që mund të keni dilema se a duhet shkuar në atdhe për të votuar, të mos hezitoni kësaj radhe, sepse ende ka kohë që duke shkuar në vendlindjen tuaj, të garantoni fitoren partive shqiptare në këtë komunë.

Ju ftoj të gjithë juve të shkoni e të votoni shqip, të votoni numrin 5, Forumin Shqiptar dhe koalicionin “Malësia na Bashkon”.