SHPËRNDAJE

Rreth një miliardë dollarë dërguan emigrantët në Shqipëri gjatë vitit 2016. ‘Pew Research Center’, qendra kërkimore amerikane, ka bërë publike hartën e remitencave, para apo asete që emigrantët dërgojnë në vendit e tyre, për vitin 2016, duke renditur dhe shtetet nga ku këto para dërgohen, shkruan Exit.

Emigrantët nga Greqia renditet të parët me rreth 463 milionë dollarë të dërguar në Shqipëri, në vend të dytë vjen Italia me 382 milionë dollarë. Më pas renditen shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 77 milionë dollarë të dërguara, ata që jetojnë në Gjermani me 37 milionë dollarë. Mes vendeve të para renditen dhe vendet fqinje, Maqedonia me 19 milionë dollarë dhe Mali i Zi me 15 milionë dollarë.