SHPËRNDAJE

Katrahura shqiptare, po vazhdon gjithnjë të rritet në maksimum. E shkuara dhe e ardhmja kanë një adresë të përkohëshme, që quhet e tashme. Shqiptarët jetuan, dhe vazhdojnë të jetojnë me shumë sfida kryesore, për të qenë këta që janë sot. Nuk jam, dhe nuk pretendoj të jem nihilist, për t’bëmat që bënë shqiptarët si në kohë paqe po ashtu edhe në kohë lufte.
Ne do vazhdojmë, t’i shërbejmë atdheut tonë të shtrenjtë, që na lanë të parët tanë, dhe heroizmin e pashoq, si histori e krenarisë sonë.
Kur flasim për të ardhmen tonë, na bien ndërmend Rilindasit që është e pamundur të mos flitet për ta. Fillimi i shekullit XIX, kur po ndërgjegjësohej e ardhmja e shqiptarëve, dolën në skenë intelektual, që me pendë, e disa me pushkë filluan ta qëndisin periudhën e lavdishme të shqiptarëve.
Meshari i Gjon Buzukut(1555), ishte dëshmia kryesore se diku në rruzullin tokësor, paska një gjuhë të pastër shqipe, që ishte e ndaluar kur turqit i tmerronte qoftë edhe një abetare e vetme shqipe. Pas këtij zbulimi, ravës së Buzukut ecën shumë Rilindas, duke filluar nga një intelektual i mërguar që shërbente në Braila të Rumanisë në Koloninë e Bukureshtit, e që është Naum Veqilharxhi, që bëri një Alfabet të parë shqip duke i’a rikujtuar të tjerëve, se shqiptarët tashmë ishin pjesë e Europës së qytetëruar.
Vazhduan edhe përpjekje të tjera, me Pashko Vasën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin, Fan S. Nolin, Faik Konicën, Mit’hat Frashërin që idealin e shqiptarëve e sendërtuan me të shtrenjtën Pavarësi, duke i dhënë fund synimeve sllave për gllabërimin e tokave shqiptare.
Konsolidimin, e shqiptarëve për gati një gjysmë shekulli e ndali periudha më e zezë e historisë, siç ishte ajo komuniste duke i’a prerë këmbët Shqipërisë, që sapo kishte dalë nga kthetrat dhe luftat e njëpasnjëshme.
Përqafimi me jugosllavët, rusët e kinezët nuk ishte tjetër pos tradhëtia, më e madhe që mund ti bëheshte një populli, që synim kishte nënën Amerikën, dhe motrën Europë.
Kjo katrahurë komuniste, do t’a ndërpriste hovin në vitet e 90-dhjeta, kur në skenë do të dilte demokracia për ta parë Shqipërinë të errët, dhe e dërmuar plotësisht.

Edhe Kosova, nuk i shpëtoi eksodit të 98-99, nga regjimimi famëkeq millosheviqian, që la shumë dhimbje, ku pasojat vërehen edhe sot.
Por ç’u bë me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që padrejtësisht sot jetojnë të diskriminuar dhe pa të drejta elementare për arsim, kulturë e simbole të shtetit amë Shqipërisë!
Europa nuk është e intersuar, për shqiptarët por ne do e kemi miqësinë me Amerikën që s’do mund ta prish askush!

Shkruan: Shefat Ademi