SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi ka thënë se për FoNet se shqiptarët e jugut të Serbisë janë të gatshëm të integrohen në insititucionet shtetërore, por thekson se ky proces po shkon shumë ngadalë dhe nuk ka kurrfarë përaprimi.

“Vitin e kaluar liderët politikë të shqiptarëve e kanë aprovuar vendimin e përbashkët të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Serbisë. Kemi pasur takime dhe me kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e tanishëm Aleksandar Vuçiq, dhe kjo bisedë është ndërprerë në shtator”, e rikujton Arifi.

“Shqiptarët janë të gatshëm për integrim”, ka theksuar Aifi, i cili konsideron që Qeveria e Serbisë, “fatkeqësisht, nuk është e gatshme që trajton edhe shqiptarët si shtetas i Serbisë”.

Presheva-Flamuri

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ka thënë se integrimi është nocion që përmendet shumë kohën e fundit.

“Tani kur ka kufizime në punësime në intitucionet shtetërore, nuk presim që të punësohen në mënyrë proporcionale shqiptart në insitucionet shtërore, pasi kjo nuk ka ndodhë edhe vitet më parë” ka thënë Mustafa.

Sipas tij, “tani ka edhe më pak shpresë e mundësi, janë zvogluar edhe shanset dhe reduktuar pritjet e shqiptarëve që kjo të ndodhë”.

Kryetari i degës së UDSH në Preshevë Naser Aziri konsideron që shteti nuk është marrë seriozisht me integrimin e shqiptarëve.

“Përveç projektit për policinë multietnike në vitin 2002, kur është arritur një nivel i konsiderushëm i integrimit të shqiptarëve në polici, deri tani nuk është marrë asnjë hap serioz drejt vazhdimit të këtij procesi” ka thënë Aziri.

“Institucionet, sidomos në Preshevë janë reduktuar në nivel minimal, për mos të thënë provizor. Eshtë larguar gjykata në Preshevë, janë larguar dy banka. Edhe struktura e të punësuarve në polici, në raport me vitin 2002, është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në dëm të shqiptarëve” ka vlersuar Aziri.

Aziri mendon se edhe ai programi që ka qenë tentim i zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pas konfliktit të armatosur i cili parashef edhe integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, nuk është zbatuara as me përqindje minimale. /presheva.com/