SHPËRNDAJE

Teksa Maqedonia po voton sot për zgjedhjet lokale, njohësi i cështjeve politike dhe drejtori i fondacionit “Rokfeller Brothers”, Haki Abazi ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë duhet që sot, me votë, ta nxjerrin hakun për Zijadin Selën dhe të rënët e Kumanovës.

Kështu Abazi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku sipas tij shqiptarët nuk duhet të japin asnjë votë për Gruevskin dhe partinë e tij pasi që sot, duhet të jetë dita e shqiptarëve.

‘Sot është dita e shqiptarëve në Maqedoni. Sot, me votë, në mënyrë paqësore duhet “nxjerrë hakun” për Zijadin Selën, dhe të gjithë djemtë që u vranë në Kumanovë e gjetiu dhe ata që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Maqedonisë. Asnjë votë për Gruevskin dhe partinë e tij,’ ka shkruar Abazi.

Ndryshe, në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.