SHPËRNDAJE

Që pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia ne vitin 1991, ne Maqedoni janë zhvilluar tete herë zgjedhje parlamentare dhe shqiptaret kane qene pjese e koalicioneve qeverisëse.

Ne 25 vite tre parti kryesore, Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia per Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare kane ndërruar vendet, duke bashkëqeverisur me maqedonasit.

PPD ishte forca e pare qe u përfshi ne qeverinë e drejtuar nga LSDM ne zgjedhjet e viteve 1994 me 10 vende ne parlament.

Ne vitin 1998 ne qeverinë e VMRO u përfshi partia tjetër shqiptare, PDSH me 7 vende. PDSH sapo ishte krijuar me shkëputjen e disa forcave nga PPD.

Ne zgjedhjet e 2002, ajo fitoi 7 vende, por nuk ishte me pjese e qeverise, pasi VMRO-DPMNE humbi zgjedhjet.

Pas konfliktit te vitit 2001 mes forcave te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase te sigurisë ne skene doli një parti e re. Bashkimi Demokratik per Integrim është aktualisht partia me e madhe shqiptare ne Maqedoni.

Për here te pare mori pjese ne zgjedhjet e 15 shtatorit 2002 me 16 vende ne parlament. Nga 2002-2006 ishte pjese e një koalicioni qeverisës me LSDM.

Ne zgjedhjet e 2006 situata ndryshoi serish, shkruan Vizion plus.
BDI hyri ne koalicion me PPD, duke marre 18 vende, por nuk u ftua ne qeveri nga kryeministri Gruevski nga VMRO, qe zgjodhi PDSH për te bere koalicion.

Por ne zgjedhjet e parakohshme te 2008, BDI iu rikthye bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE, duke e vijuar atë.

Kete vit roli i shqiptareve do te jete vendimtar për koalicionin qeverisës.