SHPËRNDAJE

Nje ekuacion me te njohur te gjitha elementeve, me asnje te pa njohur, por ekuacion i pa kuptimte, ndoshta i arsyeshem.Une pet vete nuk mund ta deshifroje dhe ta zgjidhe kete ekuacion.

Shqiptaret e perkatesise fetare islame mbrojne Palestinen dhe sulmojne Izraelin, per sulmet qe i bene ne Gaza. Palestina nuk na pranon, bile as shumica e vendeve arabe islamike, ndersa ne, Shqiptaret mbeshtesim Palestinen. Per kete u deklarua me heret ambasadori palestinez ne Beograd, prap tashti, para disa diteve. Po edhe gjendja faktike, Kosoven sikur ta kishin pranuar shumica e shteteve arabe islamike, jane 1,5-2 miliarde popullate, ndoshta edhe sot do t’ishte anetare e OKB.I kuptoje Shqiptaret qe solidarizohen me popullin palestinez, edhe une solidarizohem, se populli nuk e meriton nje masaker te tille, sikur qe asnje popull nuk meriton gjenocide, sikur i ndodhi popullit tone shqiptar, Palestina nuk u solidarizua, por u distancua, populli palestinez nuk e di. 

Me te vertete e pakumtimte ne, Shqiptaret jo vetem qe solidarizohemi, po aq i mbeshtesim sa qe edhe krejt dashurine e japim per popujt qe nuk solidarizohen dhe nuk na mbeshtesin. Kjo nuk po ndodh dhe nuk eshte here e pare, si duket nuk kemi dhe nuk bejme dallim emocione individuale-shteti. E vejme veten, emocionet tona/mire qe i kemi/ para shtetit, konkretisht shumica e popujve ne bote do ta venin shtetin para individit, para vetes dhe para emocioneve. 

E pa mundshme dhe e pa kuptimte, nuk ka te pa njohur.Serbet ne Kosove ndegjova ne televizion do te organizohen ne mbeshtetje te Izraelit, se Izraeli nuk po e pranon Kosoven-Republike, aspak e çuditshme, e kuptimte dhe e arsyeshme per mentalitetin e tyre. Serbet i vejne edhe veten, edhe emocionet, edhe femijen ne sherbim te shtetit, sepse mendojne se shteti me vone do t’ia ktheje te gjitha te mirat. 

Ndersa ne, Sghqiptaret shteti eshte per ta mjelur, e jo per ta ndihmuar dhe dhene edhe jeten per te, kuptohet per shtetin kombetar.

Te mesojme per te mirat e shtetit dhe popullit nga te tjeret me tradite shteterore.

Shtrohet pyetja cilat jane shtyllat e shtetit tone shqiptar dhe sa jane ato te shendosha, une nuk i di, por e di qe shteti serbe i kishte pasur me heret 4 shtylla:Akademia, Kisha, Gazeta Politika, Klubi fudbollistik “Cervena Zvezda”, per te cilat edhe ne Shqiptaret jemi aksionar dhe i donin e i preferonim pa kufi, sidomos shume e lexonim Politiken/ajo na kishte shperlare trurin/ dhe simpatizonim pa kufi me emocione dhe dashuri te flakte/shpesh perlaheshim, rraheshim, por edhe vraheshim/ per Cervena Zvezden e Beogradit.

Preferoje t’i flakim keto dukuri, keto emocione dhe te mesohemi te ndertojme shtet. Kuptohet shtet shqiptar.

Shkruan: Xhemaledin SALIHU