SHPËRNDAJE

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 267.104, duke u rritur 24,4 %, krahasuar me shtatorin e vitit 2016, ka raportuar INSTAT, përcjell albinfo.ch.

Numri i shoqërive ajrore në shtator të 2017-s u rrit me 36%, duke regjistruar 19 shoqëri ajrore. Në të njëjtën periudhë një vit më parë operonin 14 shoqëri ajrore.

Sipas Monitor, në nëntëmujorin e 2017-ës transporti ajror i pasagjerëve zë 59,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në nëntëmujorin e 2017-ës është 2.008.811, duke u rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.