SHPËRNDAJE

Siç shkruan gazeta “Blik am Abend” e Cyrihut, shqiptari 31 vjeçar Senat Iseni, e ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë fëmijën e vogël që e kishte vërejtur në binarë të trenit!!!

Ngjarja sipas gazetës në fjalë, ka ndodhur në stacionin hekurudhor në Cyrih, ku 31 vjeçari Senat Iseni (prejardhja e të cilit nuk bëhet e ditur?), punon viteve të fundit në një furrë për prodhimin e brumërave dhe ka vërejtur se një fëmijë gjendet në binarët e hekurudhës në këtë stacion, i cili sipas gazetës, nga pakujdesia (?) e nënës së tij, ai ka rënë nga karroca e fëmijve dhe është gjendur në binarë.

Me të vërejtur shqiptari Senat Iseni, me shpejtësi rrufeje ka intervenuar dhe e ka shpëtuar fëmijën nga treni që sapo do të arrinte, duke parandaluar një tragjedi familjare.

Ky gjest human i Senat Isenit, sipas artikullit të gazetës në fjalë, (që ma përcjell Erzen Rrustemi), është rasti i tretë i shpëtimit të jetës së njerzve në Zvicërr, që dëshmon edhe propozimi i autoriteteve zviceriane i vitit 2014, që Senat Iseni të shpallet “Personi më human në Cyrih”./INA