SHPËRNDAJE

Shtabi komunal për emergjenca në mbledhjen e vetë të rregulltë të mbajtur më 08.01.2019, të martën pas diskutimeve gjithëpërfshirëse ka sjellë këto

KONKLUZIONE

1.Me vendim të këshillit komunal të Preshevës me të cilin është mundësuar ndryshimi i pjesërishëm i përbërjes së shtabit komunal për emergjenca me emërimin e Blagojë Stoilkoviq për kryeshef të shtabit komunal për emergjenca, Reshat Neziri dhe Telat Arifi për anëtar të shtabit komunal për emergjenca, është mundësuar funksionimi Ligjor i shtabit komunal për emergjenca, ncMrsa me gëllim të funksionimit më të suksesshëm të shtabit komunal për emergjenca i është propozuar këshillit komunal të komunës së Presheves ‘le të bëjë ndryshimin e pjesërishëm të përbërjes së shtabit komunal për emergjenca dhe te bie vendim mbi emërimin e kryeshefit të stacionit policor të Preshevës Alban Shabani për anëtar të rregullt shtabit komunal për emergjenca.

2.Eshtë shqyrtuar dhe aprovuar plani vjetor i punës së shtabit komunal për emergjenca i cili është zgjeruar për dy detyra të cilat kanë të bëjnë me analizën dhe mirëmbajtjen e pendës së Rahovicës dhe Bushtranit si dhe shqyrtimin dhe aprovimin e raportit vjetor të punës së shtabit komunal për emergjenca për vitin 2019, i cili pastaj në fund të vitit i përcillet këshilltarëve të KK të Preshevës për shqyrtim dhe aprovim.

3.N.P.”Moravica” nga Presheva gjatë periudhës së reshjeve të borës me sukses e ka kryer detyrën e mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve lokale nga bora në teritorin e komunës së Preshevës në bashkëpunim me firmat lokale të cilat janë të angazhuara gati se në të gjitha bashkësit  më të mëdha lokale të komunës së Preshevs.

4.Apelohet tek qytetarët, institucionet dhe bizneset private të komunës së Preshevës të përmbushin obligimin Ligjor dhe të pastrojnë   trotoariet nga bora dhe me atë rast të mbledhin sasin e borës në skajin e trotoarit e jo borën të hudhin në rrugë.

5.Apelohet tek qytetarët që të gjitha vërejtjet gjatë periudhës së dimrit së pari të i drejtojnë tek kryetarët e bashkësive lokale të ciltë jane të obliguar që ti përcjellin tek organet kompetente të komununës së Preshevës, e jo në mënyrë individuale përmes telefonit mobil të i drejtohen organeve kompetente të komunës së Preshevës.

 

Zëvendës komandant i shtabit komunal për emergjenca:

Armend Aliu cl.v.