SHPËRNDAJE

 

Puna e kafeneve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura është zgjatur deri në orën 11, duke rrespektuar të gjitha masat e përcaktuara, ka deklaruar zëvendësdrejtoresha e Institutit “Batut”, Dr. Darija Kisiç Tepavçeviç.
Ajo deklaroi se respektimi i kësaj mase do të monitorohet veçanërisht, sepse rreziku i sëmundjes është shumë më i lartë në ambiente të mbyllura, dhe kujtoi se numri i përgjithshëm i njerëzve brenda është i kufizuar nga hapsira e ambientit, dhe se distanca midis mysafirëve duhet të jetë së paku 1.5 metra.
Kisiç tha se situata epidemiologjike në Serbi aktualisht është e qëndrueshme, por e pasigurt, sepse një numër i caktuar i infeksioneve dhe vdekjeve të reja regjistrohen çdo ditë.
Ajo tregon se javën e kaluar në Serbi, shkalla e incidencës ishte 14 për 100,000 banorë, ndërsa në disa vende evropiane, kjo normë ishte 500 për 100,000 persona
“Me përjashtim të Grenlandës dhe Vatikanit, ku nuk kishte sëmundje, Serbia është vendi me numrin më të ulët të pacientëve në Evropë.
Mali i Zi kishte 100 herë më shumë pacientë dhe Kroacia 10 herë më shumë,” tha Kisiç pas seancës së Shtabit të Krizave.
“Tani po hyjmë në periudhën e infeksioneve të frymëmarrjes, kështu që duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm,” ka potencuar anëtarja e shtabit qeveritarë të krizave.