-2.5 C
Presevo, Serbia
25.11.2020
Ballina Lajme Shtatë persona tjerë rezultojnë pozitiv në testet e coronavirusit në Serbi, numri...

Shtatë persona tjerë rezultojnë pozitiv në testet e coronavirusit në Serbi, numri total i të infektuarve shkon në 12

SHPËRNDAJE

Në Serbi janë testuar mbi 120 persona të dyshuar se janë infektuar me coronavirus. E të konfirmuar janë edhe 7 tjerë, që i bie se numri total i të prekurve ka shkuar në 12.

I infektuari i parë me virusin vdekjeprurës në Serbi është konfirmuar gjatë javës së kaluar (6 mars). Bëhet fjalë për një burrë me inicialet I.XH nga Baçka Topolla, i cili aktualisht është i shtrirë në klinikën infektive në Vojvodinë.

E më 9 mars është konfirmuar rasti i dytë – bëhet fjalë për një shtetas kinez që jeton në Beograd. Pasi tij ishin raportuar dy vajza dhe një burrë.

Në anën tjetër zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi u kanë bërë thirrje të gjithëve që dyshojnë se mund të jenë prekur me virus, të lajmërohen në spitalet më të afërta – në veçanti nëse kanë temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.