SHPËRNDAJE

Shtëpia e Kulturës vazhdon me organizimin e rradhës “Ditët e Mërgatës”.

Më datën 01 dhe 02 gusht ( të mërkurën dhe të enjtën ) , në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në ora : 19:30h.Hyrja është falas. Do të ketë shumë aktivitete të ndryshme artistike , duke ju nderuar juve të dashur bashkëatdhetarë tanë .  Për qytetin tonë do të jetë kënaqësi t’a kemi Teatrin Profesionist të Gjilanit , Stand Up Comedy , Aktorët nga Tetova – Burhan Amiti dhe Hasim Memishi Sopi .

Hapjen e këtij manifestimi do t’a bëjnë Aktorët e Teatrit të Preshevës.

Gjithashtu do të ketë edhe muzikë Rock,ekspozita të ndryshme të nxënësve dhe piktorëve para vizitorëve, këngë të ndryshme nga këngëtarët tanë vendas .