SHPËRNDAJE

Shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë ka renovuar ngrohjen qendore.

“Pas 20 vitesh ngrohje me qymyr, kemi renovuar komplet ngrohjen qendrore sipas sistemit ekologjik me pelet.
Për shumë vite tymi i qymyrit ka shkaktuar probleme shëndetsore, erë të rëndë duke ndotur edhe ambientin, lagjen dhe Preshevën, ndërsa me një projekt të fituar nga ministria e shëndetësisë, sot kemi vë në funksion sistemin e ri të nxemjes.” ka shkruar drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, dr Driton SALIHU./presheva.com/