SHPËRNDAJE

MICRO, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi do të marrin tre miliardë dinarë mjete të pakthyeshme deri në fund të vitit. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Dragan Stevanoviç, në një intervistë për Novosti, ka thënë se Qeveria është e vetëdijshme për rëndësinë e këtij sektori për ekonominë tonë dhe se numri i përfituesve dhe masa e mbështetjes financiare po rriten çdo vit.

Ne jemi duke projektuar një shumë edhe më të madhe për vitin e ardhshëm – ka thënë Stevanoviç. “Në kuadër të tre programeve në vititn 2018, janë shpenzuar 1.65 miliardë dinarë. Në dy vitet e fundit, për grante kemi siguruar edhe mjete shtesë në krahasim me  planifikimin fillestar për shkak të numrit të madh të përfituesve”.

Raportet tremujore dhe vjetore, ka thënë ai, tregojnë për një rritje mbizotëruese në industrinë e prodhimit, pikërisht në zonat ku shpenzohen më shumë para nga këto programe.

“Rreth 7 miliardë dinarë do të investohen në sektorin e NVM këtë vit falë granteve, të cilat përbëjnë 20 deri në 30 përqind të parave totale të investuara për investime, dhe përmes kredive” thotë Stevanoviç, duke shtuar se këto janë investime në pajisje të reja, rindërtim , zhvillimi dhe ndërthurja teknologjike.

Kur bëhet fjalë për subvencione qeveritare, prap shtrohet pyetja nëse kompanitë e huaja inkurajohen më shumë sesa kompanitë vendase. Stevanoviç pretendon se nuk është e vërtetë që ekziston një disproporcion i madh në favor të të huajve.

Ai citon si shembull vitin e kaluar me numrin e kontratave stimuluese të nënshkruara për investime ishte në anën e investitorëve vendas, pasi 13 prej tyre në krahasim me 11 të huaja kanë marrë mjete.

“Deri më tani, biznesmenët serbë nuk kanë pasur aftësinë për të filluar një investim që do të punësojë njëkohësisht 1.000 ose 3,000 njerëz, por janë projekte më të vogla që punësojnë 100 deri në 200 punëtorë” ka  shpjeguar Stevanoviç.

“Neve na duhet kohë për ta ndryshuar atë. Reformat pesë vjeçare që ne po zbatojmë kanë dhënë rezultate dhe besoj se gjithnjë e më shumë nga kompanitë tona do të jenë në gjendje të aplikojnë në të ardhmen”.

Ai potencoi se këtë vit janë nënshkruar ose janë në fazën e nënshkrimit 27 kontrata stimuluese për investime, nëntë me kompani vendase dhe 18 me kompani të huaja.

Sidoqoftë, çdo kompani që pretendon për subvencionime duhet të jet e regjistruar si person juridik vendorë, kështu që edhe ato janë, megjithëse mëmëdhenë e kanë në vend të huaj, në një farë mënyre janë tonat, ka thënë Stevanoviç./presheva.com/