SHPËRNDAJE

Shtrati i lumit që kalonte nëpër prona private duke bërë edhe dëme të konsideruara në raste të reshjeve atmosferike tani është evituar ky problem i kahmotshëm në bashkësinë lokale Geraj. Këtë e ka konfirmur në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Evitimi i këtijë problemi është bërë me futjen në gypa të sistemit të lumit. Poashtu problemi i grumbullimit të mbeturinave sikurse në bashkësitë e tjera lokale tani është rregulluar edhe në fshatin Geraj.

Gjatë këtijë viti kalendarik në Geraj është bërë edhe rregullimi i disa rrugicave nëpër lagje të caktuara duke asfaltuar dhe shtruar kocka betoni.Vlen të përmendet se këto ditë është caktuar edhe lokacioni për rregullimin e parkut të fshstit gjatë vitit në vijim./presheva.com/