SHPËRNDAJE

Besimtarët nga Ballkani, po përgatiten të shkojnë në haxh, një nga pesë shtyllat themelore të Islamit. Por, këtë vit atyre do të u kushtojë më shtrenjtë se sa vitet e kaluara. Dikush që sivjet shkon në haxh do të paguaj hiç më pak se 400 euro më shumë se sa hanxhinjtë të viteve paraprake.

Rritja e çmimit të haxhit thuhet se është pasojë e rritjes së çmimit në Arabinë Saudite.

Çmimin më të lartë për të shkuar në haxh do ta paguajnë ata që vendosin që të shkojnë nga Bosnja dhe Hercegovina që është 4,168 euro dhe Maqedonia 4,100 euro, ndërsa në Shqipëri do të paguajnë më së liri, 3,500 euro.

“Rritja e çmimit ka ardhur, pasi janë rritur çmimet në Arabinë Saudite. Për herë të parë u prezantuan TVSH dhe taksa të tjera në Arabinë Saudite, gjë që nuk ishte më parë”, deklaron Bashkësia Islame e Kosovës.

Në Maqedoni, mësohet se çmimi është rritur edhe më shumë se sa në Kosovë. Pelegrinët nga Maqedonia do të paguajnë 720 euro më shumë se sa në vitin e kaluar. Ky çmim do të jetë 4 mijë e 100 euro.