SHPËRNDAJE

Frenkie de Jong ka shpërthyer në këtë sezon dhe është kthyer si një pjesë kyçe e ekipit të shkëlqyer të Ajaxit.

Klubi legjendar holandeze ka rrëzuar Real Madridin dhe Juventusin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata tani do të takohen me Tottenhamin për ta siguruar finalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1996.

De Jong është një nga ata që e ka vjedhur shfaqjen në shumë raste, duke u transferuar për 75 milionë euro te Barcelona.

Është një arritje e mjaftueshme për një lojtar i cili është ende vetëm 21 vjeç.

De Jong duket se e ka të ardhmen përpara tij.

Ajax në vitin 2015 e bleu nga klubi ku ai e filloi karrierën e tij, në Willem II. Ajax ishte i impresionuar nga talenti i tij sa që e morën për vetëm 1 euro.

View image on TwitterView image on Twitter
Megjithatë, Willem II siguroi një klauzolë shitjeje prej 10% në marrëveshjen, duke bërë që De Jong të zhvillohet më mirë në Ajax.
Një gjë që shpesh e bëjnë klubet e tjera, pasi Ajaxi di të shes.

Për shembull, ata do të përballen me katër ish-lojtarë të tyre që tani luajnë te Tottenham.

Willem II tashëm ka fituar nga shtija e tij, pasi në arkat e klubit do të shkojnë 7.5 milionë euro.