SHPËRNDAJE

Është njëri nga rastet e rralla të nivelit më të ulët linçues në Luginën e Preshevës.  Udhëheqësi i OJQ-së “Kërko të drejtën tënde” Adi Bajrami nga Presheva pasi për vitin 2018 nuk arriti ti plotësoj kushtet për subvencionet e OJQ-së së tij, ka gjetur mënyra të tjera për të siguruar këto subvencione për vitin e rradhës, megjithatë në mënyrë linçuese të nivele me të ulëta.

Pas publikimit të listës ku nuk figuronte OJQ-ja e udhëhequr e Adi Bajramit, ai ishte zotuar në profilin e tij në Facebook se kryetari tani më e ka të vështirë punën e tij duke hapur trysni publike ndaj kryetarit Shqiprim Arifi. Adi Bajrami në postiin e rradhës ka atakuar fëmijet e kryetarit Arifi pasi sipas tij po reklamojn ora “rolex” në instagram. Sipas Bajramit “Ne e dime qe ju hani haram, ne luga te alltenit”.

Kabineti i kryetarit Shqiprim Arifi lidhur me rastin në fjalë nuk ka dashur të prononcohet, ndërkaq persona të afërt me kryetarin kanë bërë të ditur se janë në dijeni për trysnin publike ndaj kryetarit Arifi. “Në vitin e kaluar kur Adi Bajrami me OJQ-në e tij ka fituar disa qindra Euro subvencione nga Komuna ishte gjithçka në rregull për të, tani për vitin e tanishëm nuk ka plotësuar kriterit dhe prej atij momenti ka zgjedhur trysnin publike ndaj kryetarit dhe pushtetit aktual, sidoqoft ai tregon kulturën e tij në këto raste, megjithatë trysnija dhe linçimi publik ku atakohen fëmijet e  kryetarit janë raste të ulëta” – ka thënë një i afër ti kryetarit i cili dëshiron të mbetet anonim. “Adi në shumë raste ka shantazhuar kryetarin me propaganda dhe të pavërteta, tani spiunon në instragramin privat të vajzës së tij dhe në këto raste mbetemi pa koment. Një humbës i subvencioneve atakon familjen e kryetarit duke spiunuar instragramin e vajzës së tij për të shtruar trysni mbi pushtetin, në këte nivel ka përfunduar ai” ka spikatur ai.

Rastet kur hapet trysni publike duke involvuar fëmijët e lidershipit shqiptarë në Luginë janë pa-precedente./presheva.com/